E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryepeshkopi mban meshën e parë, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi falënderon klerikët dhe besimtarët

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, ka meshuar këtë të dielë në katedralen e Korçës, aty ku ka shërbyer si mitropolit për 27 vjet me radhë.

Të pranishëm në meshë kanë qenë jo vetëm besimtarët e shumtë ortodoksë të juglindjes së vendit, por edhe hierarkia ortodokse e Shqipërisë.

Kjo është mesha e parë në katedralen e Korçës pas fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, ndërsa gjatë fjalës së tij nuk ka fshehur emocionet kur ka falënderuar gjithë klerikët e juglindjes së vendit që kanë shërbyer me të.

Mitropolia e Korçës, deri në zgjedhjen e mitropolitit të ri, do të jetë në mbikëqyrjen e Fortlumturisë Joan Pelushi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›