EMRI/ Grabitën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari, nën hetim e motra

Ronaldo Sinani, 26 vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës këtë të shtunë.
Ai, së bashku me motrën hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm, gjatës natës.
Nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren, motrën e tij 17 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhje në parukerinë e saj, dje, në lagjen “Besëlidhja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Salon”, si rezultat i të cilit u zbardh vjedhja dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 26 vjeç, banues në Lezhë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren, motrën e tij 17 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv