E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq, policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes maksimal në rrugë

Prej orëve të para të mëngjesit Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e reshjeve intensive të shiut janë përmbytur disa rrugë, si dhe ka patur rrëshkitje gurësh.

Po ashtu si pasojë e motit të keq kanë ndodhur edhe disa aksidente si në Bul;qizë, Vlorë dhe Belsh.

Duke para situatën e rënduar në rrugë Policia e Shtetit ju ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Apeli i Policisë së Shtetit:

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:

???? Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:

???? Moderoni shpejtësinë, pasi në  disa akse rrugore ka prezencë të  ujit;

???? Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;

???? Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;

???? Mos kryeni parakalime të gabuara.

???? Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

⚠️ Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

???? Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

✅ Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.

???? Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

#Respektonirregullateqarkullimitrrugor

#Siguriarrugorekontributitëgjithëve

#Telefononi112përndihmëdhedenoncimepërpaligjshmëri

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›