Moti i keq rrezikohet ekuipazhi i nje anijeje peshkimi

Mbremjen e djeshme nje anije peshkimi e ndodhur ne vendin e quajtur Koka e Shenvasilit pas Karaburunit me dy vete ne bord ka kerkuar ndihme ne Sallen Operative te Komisariatit Vlore pasi ka pesuar avari ne motor dhe rrezikonte te mbytej.
Informacioni i eshte percjelle strukturave te Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Vlore si dhe autoriteteve te tjera kompetente te cilat kane nderhyre menjehere per te shpetuar ekuipazhin dhe mjetin lundrues.
Rreth ores 2130 nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit eshte finalizuar operacioni i shpetimit i cili ka bere te mundur shpetimin e ekuipazhit ndersa anija u mbyt si pasoje e motit te keq.
Ne kete peshkarexhe e cila kishte dale per peshkim ne oret e para te dites ndodheshin dy peshkataret Admir Bulla dhe Arben Aliaj te cilet jane genjyer nga moti i mire paradite dhe kane dale ne det ne zonen pas Gadishullit te Karaburunit.
Por nuk kane mundur te peshkojne pasi deti ka shtuar fuqine ne oret e pasdites dhe plus kesaj peshkataret kane humbur anijen nga dallget e larta dhe perplasja me shkembinjte.