E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shprese e dashuri nga nje karrige

Prej 35 vjetesh nuk mund te ece por nuk eshte per te ardhur keq. Jep mesim krijon poezi qendis rrobat kombetare dhe vijon tiu jape shprese te gjitheve.


Zyra Ahmetaj me se fundi eshte edhe Krenaria e qytetit te Bajram Currit pikerisht per optimizmin qe ajo arrin te percjelle nga karrigia e invalides


Ne qytetin e Bajram Currit te gjithe e njohin jo vetem per fatkeqesine qe ka pesuar ne jete por per dashurine qe ka per jeten dhe perpjekjen gati mbinjerezore per te mos iu nenshtruar fatkeqesise. Edhe pas 35 viteve nga fatkeqesia Zyra Ahmetaj njihet nga te gjithe qytetaret ndersa Bashkia e ka nderuar me titullin Krenaria e qytetit.


Zyraja eshte krenaria e qytetit kete titull ia kane dhene qytetaret thote ish-mesuesi i saj Sadri Oruci.


Ne realitet libri i saj Fluturojne engjejt prej kohesh eshte bere libri me i lexuar nga rinia e qytetit verilindor thote pergjegjesi i bibliotekes publike Avdyl Sulaj.
Lexohet se percjell mezazhin e dashurise per jeten. Nuk jane thjesht vlerat artistike te vargut por mesazhi qe ato percjellin aq me teper qe keto mesazhe percillen nga Zyraja thote Lulzim Logu kryetar i Klubit Letrar.


Historia


Zyraja ishte vetem 19 vjece kur ne vitin 1975 u nis per ne aksion ne Elbasan. Pas nje muaji ndersa po kthehej ne vendlindje me bashkemoshataret autobusi ra ne humnere ne Shpal te Mirdites ku vdiqen 3 te rinj dhe shume te tjere u lenduan. Tropojanet ende e kujtojne aksidentin ku mes te lenduarve ishte edhe Zyraja.


Ne kete aksident humba aftesine per te ecur. Jam kuruar brenda e jashte vendit dhe vetem pas shume kurimeve arrita te eci me paterica kujton me dhimbje Zyraja sot 54-vjecare.


Aksidenti ishte i rende. Isha e re dhe mendova se endrrat dhe jeta ime mbaroi ketu. Isha vetem 19 vjece dhe vetem fakti se nuk do te mund te ecja kurre ishte tortura me e madhe per mua vazhdon ajo.


Populli ka nje fjale te urte Kurre mos u dorezo. Dhe Zyraja keshtu beri. Gjeti forcen ta perballoje jeten te librat e vargjet e poezise te jeta aktive dhe pasionet e saj te pashuara.
Te jetoja e tu sherbeja njerezve te mi forcen e gjeta te poezia te shkrimet te vjershat qe i shkruaja edhe ne momentet me te veshtira te jetes pasi poezia eshte jeta ime thote Zyraja.


Ajo tregon se ka qene nxenese shembullore ne mesime.


Ne adoleshence ka lexuar shume libra ishte e shkelqyer dhe kishte endrra si te gjitha bashkemoshataret e veta. Ringritja ne paterica i dha Zyrase ish-artistes amatore te rrethit dhe ish-sportistes se ekipit te volejbollit forcen jo vetem per ta jetuar jeten por edhe per ti sherbyer asaj permes krijimtarise letrare e permes qendismave me te cilat ndihmon edhe familjen.


Ajo tashme njihet nga te gjithe si nje qendistare e rrobave kombetare per gra dhe te rritur femije e vajza. Xhamadanin xhubleten tirqit i sheh ne shitje ngado te cilat jane qendisur nga dora e arte e Zyrase. Pra ajo qendis me duart e saj vargje dhe mrekullite e veshjeve te treves.


Por Zyra Ahmetaj ka edhe nje pasion tjeter. Ajo pervetesoi aq mire anglishten sa nisi te jape kurse falas te mesimit te anglishtes ne shtepine e saj.
Kam realizuar endrren time dhe keshtu tu sherbej bashkeqytetareve te mi. Kenaqesia me e madhe eshte kur edhe pse rralle dal me karrocen e invalidit te gjithe me pershendesin tregon ajo.


Jeta e Zyrase eshte e mbushur me aq shume aktivitet sa eshte veshtire kush nuk e njeh te besoje se ajo eshte invalide prej 35 vitesh. Familja e saj e ardhur nga Kepeneku ne fillim te viteve 90 eshte vendosur ne Bajram Curri bashke me 4 vellezerit dhe nje moter. Sot vazhdon te shkruaje poezi dhe te jape mesime falas te gjuhes angleze.
Nuk eshte vetem poezia drita e shpetimit per mua por edhe kurset e gjuhes angleze qe jap per femijet e qytetit tim thote thjesht Zyraja.


Ajo eshte e lidhur edhe me klube letrare ne Gjakove dhe eshte anetare nderi e shume klubeve letrare brenda dhe jashte vendit.
Ka krijuar ne qytetin e Bajram Currit edhe degen e shoqates Shprese dhe dashuri me synimin per tu ardhur ne ndihme paraplegjikeve te rrethit. Ajo eshte shume aktive si kryetare e shoqates.


Pajisja me karroca invalidi ndihma dhe dhurata te ndryshme nga fondacione te huaja bamirese jane disa nga premtimet qe Zyraja ua ka bere realitet.
Permes shoqates u vijme ne ndihme sadopak paraplegjikeve te rrethit edhe pse kemi veshtiresi levizjeje. Por strukturat shteterore me ndihmojne thote kryetarja. Ndaj te gjithe ne Bajram Curri e njohin poeten qendistaren dhe kryetaren e nje shoqate humanitare.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›