E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq shkakton rrëshqitje dheu në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar terrtorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal – Kir.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut, çka ka sjellë bllokimin e rrugës për automjetet.

Bsshkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate, ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›