Moti i keq vështirëson zgjedhjet në Dukagjin të Shkodrës

Moti i keq ka vështirësuar procesin e votimit në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Janë dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, ku nuk ka nisur ende votimi, teksa kutitë e votimit kanë mbetur në dëborë. Pritet që çdo gjë të jetë gati pas rreth 30 apo 40 minutash, në mënyrë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.