E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama: Votoni, ushtroni të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki. Kryeministri Edi Rama, ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur. Kreu i qeverisë, duke ju referuar edhe situatës në Ukrainë, i fton qytetarë që në të votojnë edhe në respekt të atyre që në lindje të Evropës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.

“Mirmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë.”- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›