Moti i keq, vonesa në tragetet e linjës
Vlorë-Rreth pesë orë kanë qenë dje vonesat në tragetet e linjës me Brindisin. Nga lidhjet që kanë pasur me homologët e tyre në shtetin fqinj, portualët e Vlorës kanë sqaruar dhe shkaqet e kësaj vonese. Sipas tyre, vonesat janë ndikuar nga moti i keq në brigjet e vendit fqinj. Nga kontaktet e marra pas shkeljes së orareve, është bërë me dije se tragetet janë rilidhur disa herë pas shkëputjeve në kalatën e portit të Brindisit, pasi moti i keq nuk ka lejuar përpunimin normal. Po forca e madhe e detit në brigjet fqinjë ka rritur kohën e udhëtimit të trageteve të linjës Vlorë-Brindisi. Rreth orës 12.00 në kalatën e portit të Vlorës ka nisur përpunimi i tragetit të parë dhe pas dy orë edhetë tjetrit. Të dy tragetet nuk kanë pasur probleme apo dëmtime gjatë përpunimit në portin e Brindisit, si dhe shqetësime serioze te pasagjerët, veç ato të udhëtimit nën forcën e dallgëve, ndërsa thjesht vonesat kanë ardhur nga moti i keq në vendin fqinj.