E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, vonesa të shumta të trageteve në Durrës

Burime nga Kapiteneria e Portit bën me dije se stuhia detare dhe era e fortë me drejtim nga juglindja e ka bërë të pamundur nisjen e trageteve mbrëmjen e kaluar drejt portit të Barit.

Të dy tragetet e linjës janë nisur vetëm sot në orët e para të ditës dhe e njëjta situatë është raportuar edhe nga kolegët tanë italianë në portin fqinj. Tragetet "Ionis" dhe "Riviera del conero" parashikohet të mbërrijnë në Durrës rreth orës 16.00, shtuan burimet.

Ndërkaq, reshjet e shiut që nisën sot në orët e para të mëngjesit kanë bllokuar përkohësisht punën për përpunimin e anijeve tregtare në portin më të madh të vendit.  Gjatë ditës pritet që era të ketë të njejtin drejtim, nga juglindja, ndërsa temperaturat e ajrit në mesditë do të arrijnë në 8 gradë celsius.

Deti i trazuar me forcë 6-7 ballë ka penguar lundrimin e anijeve të tonazhit të vogël dhe të motopeshkatoreve, përfunduan burimet e kapitenerisë. /Start/

                                                                                             2012-02-04 09:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›