E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i kthjellët dhe me alternime vranësirash

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash deri të dendura pas orëve të mesditës deri tek ato të pasdites vonë.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore e malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryj me drejtim kryesor veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 12 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

Në zonat malore 6 deri 18°C                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta 9 deri 24°C                                                                                                                                                                

Në  bregdet 12 deri 24°C

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›