E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare në të gjithë vendin

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë më të dukshme përgjatë relieveve malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë jugperëndimore dhe në zonat luginore, pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1–2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›