E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i lige me pasoja ne Evrope

Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1841

I ftohti i madh me boren e hershme e ka leshuar pak Evropen pas disa dite te acarta qe moren edhe dhjetera jete por vershimet kane zhvendosur mijera ne Ballkan ndersa kaosi ende po godet aeroportet e Spanjes.

Ne Shqiperi jane evakuuar me shume se 11 mije persona nga permbytjet ne zonen e Shkodres.

Atje mund te arrish vetem me mjete lundruese ose helikoptere.

Turqia ka derguar tre helikoptere ndersa Greqia dy.

Ne vendet tjera temperaturat jane ngritur pak pas te ftohtit te hidhur qe mbyti me shume se 60 persona kryesisht ne Evropen Qendrore.

Por temperaturat mbesin ne shume zona nen 0 grade celsius ndersa vdekja e nje gruaje dhe burri ne Prage ngriten numrit e te vdekurve nga te ftohtit ne kete qytet ne 6.

Britania ishte nje nga vendet qe u godit me se shumti nga dimri i hershem ndersa u detyrua qe te ndaloje fluturimet ne javen e kaluar.

Nderkohe ne Spanje jo per shkak te kohes por per shkak te greves ende nuk ka kaluar kaosi ne trafikun ajror.

Qindra mijera pasagjere kane vazhduar te presin edhe me tej ne aeroporte ndersa rifilluan fluturimet pas gjendjes se alarmit te shpallur nga qeveria e cila i detyroi kontrolloret e fluturimeve te kthehen ne pune.

Greva vleresohet se ka goditur 300 mije pasagjere. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›