E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i nxehte, mbipopullon urgjencat

Sonila Isaku

Evitimi i daljeve ne oret e pikut te vapes, higjiena personale ajo e ambientit, ushqimi dhe uji, jane keshillat kryesore qe japin mjeket per t'u mbrojtur nga semundjet ne stinen e nxehte. Te nisur nga situata e vitit te kaluar, ku nje numer i madh pacientesh u perballen me gjendje te fikti, semundje ngjitese dhe helmime, per shkak te temperaturave te larta, mjeket nuk harrojne qe te japin keshillat edhe ne keto dite te nxehta kur temperaturat shenojne 34 grade celsius. "Per ne eshte e rendesishme qe te evitohen daljet ne oraret e pikut te diellit, por nuk do te thote se ne oret e para te mengjesit apo te pasdites te dilet ne diell. Eshte e rendesishme qe ne keto ore te dilet ne ambientet me hije. Kjo duhet te zbatohet me shume nga moshat e treta dhe femijet, te cilet jane edhe me te rrezikuarit", eshte shprehur per gazeten "Koha Jone", Murat Bala, shefi i urgjences se Tiranes.

Keshillat

Goditjet nga dielli i forte jane edhe rastet te cilet hasen cdo dite ne qendrat shendetesore te vendit. Per kete nje mase e madhe fletepalosjesh jane shperndare te qytetaret, ku thuhet se goditjet e diellit shkaktojne dhimbje koke shume te forta, skuqje te fytyres, dhimbje te syve, humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor dhe jo rralle vdekjen. Po keshtu, ne keto udhezime keshillohet konsumimin e sa me shume lengjeve pa permbajtje kafeine, alkooli dhe sheqeri, qendrimin ne ambiente me ajer te kondicionuar, banja te shpeshta me uje te vaket. Por nje tjeter faktor i rendesishem eshte edhe veshja e rrobave te lehta me ngjyra te hapura dhe daljen ne oret e mengjesit e te mbremjes. "Gjithmone kur ka luhatje te temperaturave, ka flukse te shumta te personave qe kane probleme kronike, por edhe te atyre me probleme jo kronike. Vapa rendon shume organizimin dhe sidomos pjeset kardiovaskulare, qe jane zemra, enet e gjakut. Ketu do te thosha qe ata qe e vuajne me teper jane pacientet kronike qe vuajne nga tensioni ose nga zemra. Keta te semure jane fondi kryesor qe paraqiten te ne dhe numri i tyre eshte rritur ne krahasim me para nje jave, dhe ka nje rritje prej 25 deri 30 per qind te rasteve", ka theksuar Bala. Sipas tij, keto raste jane ata qe kane rritje tensioni, dhimbje koke, probleme te crregullimit te zemres, te ritmit, dhimbje te gjoksit. Kurse te femijet, sipas mjekeve kemi te bejme me nje crregullim te sistemit gastrointensinale qe shoqerohet me temperature, dhimbje fyti dhe ne disa raste edhe te vjella.

Te rrezikuarit

Ndryshimi i temperaturave ka mbipopulluar urgjencat. Ne urgjencen e kryeqytetit gjate ketyre diteve te fundit, pacientet e kane marre ndihmen e pare ne karrige dhe me pas trajtimin e specializuar. Ndersa ne urgjencen e pediatrise, numri i te vegjelve qe jane drejtuar per ndihmen e specializuar ka qene me shume se 80 ne dite. Specialistet e shpjegojne kete mbipopullim te spitaleve nga temperaturat e larta qe kane mberthyer menjehere vendin tone. Nderkohe qe meteorologet parashikojne se edhe gjate dites se sotme do te shenohen te njejtat shifra temperaturash, si edhe gjate dy diteve te fundit. Femijet dhe moshat e treta jane edhe personat me te rrezikuar nga temperaturat e larta te stines se veres. Per te moshuarit, pervec evitimeve te daljeve ne vape keshillohet qe edhe medikamentet e semundjeve kronike te pihen ashtu sipas udhezimeve te mjekeve, por qe duhet te plotesohen edhe keshillat e tjera. Kurse sa i perket shendetit te femijeve te vegjel, jane prinderit dhe sidomos nenat qe keshillohen. "Keshtu, nese nje nene, e cila ushqen femijen e vet me gji nuk duhet ta ushqeje sapo vjen nga jashte, pasi shkakton probleme ne shendetin e femijes", ka pohuar shefi i urgjences, Bala. Nga ana tjeter eshte keshilluar qe ushqimi te konsumohet sa me i fresket dhe ne gatim te perdoren vetem vajra bimore dhe jo shtazore

Parashikimi

Deri ne ditet e fundit te javes ne vendin tone do te mbizoteroje nje mot i nxehte me vranesira te pakta. Sipas sherbimit meteorologjik te forcave ajrore, temperaturat e larta te ketyre diteve jane si pasoje e masave te ngrohta dhe te lageshta te ardhura nga Evropa Juglindore, te cilat kane sjelle ne Shqiperi nje mot me diell me temperature te larte. Ne qytetin e Kucoves eshte regjistruar temperatura me e larte e dites se djeshme, 34 grade celsius, ndersa ne qytetin e Korces 13 grade celsius eshte regjistruar temperatura me minimale. Sipas sinoptikaneve, edhe gjate ketyre diteve vendi yne do te ndikohet nga vlera te larta te presionit atmosferik. Masat ajrore te qendrueshme, te ngrohta dhe te lageshta me origjine mesdhetare, do te jene te pranishme deri diten e enjte. Moti do te jete i kthjellet dhe me kalime vranesirash te pakta, kryesisht ne zonat malore. Parashikohet qe ne fundjave te ndryshoje fusha barike, temperaturat do te shkojne drejt renies, ndersa priten edhe vranesira ne disa nga qytetet e vendit.

Keshillat qe duhen ndjekur ne stinen e veres

Evitoni qendrimin nen rrezet e diellit me koke dhe qafe te pambrojtur.

Perdorni kapele ose cadra.

Ajrosni dhe ventiloni ambientet ku rrini apo punoni.

Perdorni veshje te lehta dhe me ngjyra te celura.

Perdorni lengje te fresketa gjate gjithe dites (2-3 litra ne dite).

Evitoni levizjen dhe qendrimet ne plazh pas ores 11ºº te mesdites deri ne oren 17ºº.

Perdorni kremra per ta mbrojtur lekuren nga djegia.

Beni shetitje ne periudhen e fresket te dites, mengjes dhe mbremje.

Banja freskuese cdo dite ose disa here ne dite, sidomos per femijet.

Kujdesuni vecanerisht per femijet e vegjel

Kujdes te moshuarit, te semuret nga zemra dhe tensioni i larte


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›