E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama merret me partine, jo me bashkine

Kryeministri Berisha inauguroi paraditen e djeshme perfundimin e punimeve ne segmentin e rruges nacionale ne Sauk. Kjo rruge ka nje gjatesi prej 1.4 km, gjeresi 11m dhe eshte investim i buxhetit te shtetit me vlere 1,3 milione euro. Po keshtu, rruga e Saukut eshte pershtatur sipas standardeve me te larta me korsi parkimi, trotuare, ndricim dhe rehabilitim te te gjithe rrjetit inxhinerik te ujerave te bardha. Ne fjalen e tij, kreu i qeverise, Berisha, deklaroi se perfundimi i kesaj rruge ishte nje tjeter premtim i mbajtur i qeverise qe ai drejton, duke theksuar se rruga kishte pesuar deformime te shuma, te cilat i kushtuan shtrenjte buxhetit te shtetit.

"Ky eshte nje zotim tjeter i mbajtur me nje vlere prej 1,3 milione euro. Nje deformim i madh kishte ndodhur ne kete rruge. U be nje nderhyrje, e kushtueshme, por e domosdoshme, e cila eshte shoqeruar me zgjerim, me sistemim, me trotuare, me ndricim dhe ka lehtesuar ne menyre te ndjeshme komunikacionin e kesaj zone, te Elbasanit, te Farkes dhe me tutje", deklaroi Berisha, duke theksuar se tani komunikimi mes kryeqytetit dhe Elbasanit do te ishte me i lehte. Duke folur per trafikun ne Tirane, kreu i qeverise nuk nguroi t'i beje edhe kritika kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama, per lenien pas dore te projekteve rrugore ne Tirane. Sipas Berishes, kryeqyteti ka mbetur jetim, per faktin se kreu i Bashkise, Edi Rama, eshte njekohesisht edhe kryetari i Partise Socialiste.

"Tirana ka mbetur realisht jetime. Nuk mund te pranoj une nje kryeqytet jetim. Kryetari po merret me partine dhe jo me bashkine", deklaroi dje gjate inaugurimit te rruges se Saukut, Kryeministri Berisha. Sipas tij, zgjidhja e trafikut per Tiranen eshte ndertimi i Unazes se Madhe. Nisur nga kjo, Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria do te bashkepunonte ngushte me pushtetin vendor, ne menyre qe ky projekt te realizohej.

"Natyrisht, zgjidhja e trafikut te qytetit eshte unaza, per te cilen mbetem shume i vendosur te bashkepunoj me qeverine vendore ne menyre qe te lehtesojme Tiranen nga trafiku", deklaroi Berisha. Kete vendim, kreu i qeverise e ka shpallur ne nje mbledhje qeverie, ku ka theksuar se projekti per ndertimin e Unazes se Madhe kishte nje rendesi te vecante dhe per kete ne ndertimin e rruges do te nderhynte edhe qeveria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›