"Berisha si Toto Rina, sulmon prokuroret e mbron Sefgjinin"
Partia Socialiste akuzoi Kryeministrin Berisha si te interesuarin kryesor per mos zbardhjen e te vertetes mbi ceshtjen "Hoxha". Pas ndryshimit te mases se sigurise per drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini, reagoi Partia Socialiste, e cila permes deputetit Marko Bello nenvizoi se "vendimi i Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda deshmon qarte kapjen ne nivelin me te larte te drejtesise, ne sherbim te Kryeministrit te vendit dhe qellimeve te tij politike". Keshtu, gjate nje komunikimi me mediat, socialisti Bello akuzoi Kryeministrin Berisha, ne ate kohe President, si pergjegjes per zhdukjen e Remzi Hoxhes. "Rrembimi, torturimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhes eshte realizuar permes urdhrave vertikal, ne hierarkine shteterore te vendit ne vitin 1995", beri me dije Bello, lidhur me kete ceshtje. Por, nga ana tjeter, Bello hodhi dhe nje tjeter akuze ndaj kreut te ekzekutivit, i cili, sipas tij, eshte i interesuari kryesor per mos zbardhjen e ketij krimi. "Kjo e detyron Sali Berishen te genjeje dhe te sulmoje hapur dhe dhunshem, njelloj si Toto Rina dhe Xhovani Bruska, prokuroret qe hetojne dhe mbrojne akuzen ne Gjykaten e Krimeve te Renda ndaj pergjegjesve te SHIK", vleresoi Bello, duke nenvizuar se deklaratat e Kryeministrit Berisha ne Keshillin Kombetar te PD se nuk mund t'i besoje prokurorit te ceshtjes, Xhevat Hana, pasi ky ka nxjerre te pafajshem Zani Caushin, nuk jane gje tjeter vecse "genjeshtra me bisht". Ne gjykimin e socialisteve, Kryeministri Berisha eshte autori dhe frymezuesi i drejtperdrejte i kercenimeve kriminale ndaj prokurorit Xhevat Hana, familjes se tij, si dhe ndaj Avni Koldashit dhe deshmitarit Ziso Kristopulli.
O.Xhilaga
O.Xhilaga