Moti i nxehte ne Maqedoni mesimi me ore te shkurtuara

E hene 12 shtator 2011 NOA- Ministria e Arsimit dhe Shkences ne Maqedoni solli vendim qe te gjitha shkollat e vendit te mbajne mesim me ore te shkurtuara per shkak te motit te nxehte.
Ministri i Arsimit Pance Kralev theksoi se ka marre vendimin pas rekomandimit te bere nga ana e Ministrise se Shendetesise e cila kerkoi sot qe te shkurtohet procesi mesimor per shkak te temperaturave te larta ne nivelin e verdhe qe paraqet rrezik per shendetin edhe te femijeve.
Ministria e Arsimit vendosi qe gjate tre diteve te ardhshme procesi mesimor ne shkollat fillore dhe te mesme te mbahet deri ne ora 12 te mesdites.
Te merkuren dhe te enjten pritet vala e te nxehtit ne fazen e verdhe ndersa ne rast se nuk do te kete permiresim te motit gjate diteve te ardhshme do te vazhdoje vendimi per orare te shkurtuara.
INA/NOA