E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite shqiptare te ndara per regjistrimin e popullsise

Shkup 14 shtator 2011 NOA 8211 Partite shqiptare ne Maqedoni jane te ndara rreth regjistrimit te popullsise qe do te mbahet nga 1 tetori deri ne 15 tetor te ketij viti.
Ndersa BDI ka dhene mbeshtetje te fuqishme per kete proces duke u angazhuar per mbarevajtjen dhe transparencen e tij partite opozitare PDSH dhe RDK kane hedhur dyshime mbi mundesine e manipulimit me shifren e shqiptareve per shkak te mungeses se nje numri te madh te shqiptareve qe jetojne dhe punojne perkohesisht jashte vendit.
BDI-ja po e ndjek me kujdes te vecante kete proces sepse mendon se regjistrimi i popullsise eshte proces shume i rendesishem ku duhet te perfshihen te gjithe qytetaret e RM-se ka deklaruar kreu i BDI-se Ali Ahmeti.
BDI dite me pare paralajmeroi se ne procesin e numerimit te popullsise do te jene mbi 15 mije regjistrues shqiptare.
Kjo parti beri thirrje qe qytetaret qe jane jashte vendit te regjistrohen permes te afermve te tyre qe jetojne ne vendlindje dhe se ne kete drejtim kerkohet sic nenvizohet seriozitet dhe syceltesi per te perfshire te gjithe ne procesin e regjistrimit.
PDSH ka hequr dore nga qendrimi per te ftuar shqiptare per bojkot te regjistrimit mirepo kjo parti paralajmeron se procesi nuk do te jete i suksesshem.
Per ne regjistrimi eshte nje pune shume serioze ndersa perfaqesuesit shqiptare ne Qeverine e Maqedonise kete ceshtje nuk e marrin me seriozitet dhe ne kete rast veprojne me servilizem ndaj partnerit te tyre qeverises. Regjistrimi duhet ta tregoje pasqyren e vertete te popullsise ne shtet deklaroi sekretari i pergjithshem i PDSH-se Metin Izeti.
Ai shtoi se regjistrimi nuk do te jete i suksesshem pasi nuk do te perfshihen te gjithe shqiptaret.
Kjo parti kerkoi qe regjistrimi te shtyhet per veren e vitit te ardhshem kur nje numer i diaspores qendrojne per pushime ne vendlindje.
Ajo paralajmeroi se do te parashtrojne amendamente per Ligjin per Regjistrim.
RDK vlereson se regjistrimi i popullsise per muajin e ardhshem eshte nje vendim politik i pamatur dhe qe ngjall dyshime serioze ne rezultatet qe do te pasojne nga ky proces.
Logjika e shendoshe thote se ju nuk mund te regjistroni qytetaret dhe pasurine e tyre nese personat ne fjale ne kohen e regjistrimit nuk jane prezent ne vendbanimet e tyre. Mendoj se me kete pelqim te dhene BDI perserit gabimin e bere me organizimin e zgjedhjeve ne qershor dhe me mundesimin qe VMRO i fitoi tre deputete nga diaspora. Mendoj se propozimi i partise tjeter opozitare PDSH eshte mjaft i arsyeshem dhe racional qe regjistrimi te shtyhet dhe te organizohet ne kohen nuk emigrantet tane do te jene ne vendlindje sepse vetem atehere mund te kemi nje pasqyrim real te popullsise ne baze etnike dhe kulturore. Ne te kunderten ekziston dyshimi serioz qe rezultati i regjistrimit te jete paraprakisht i manipuluar ne funksion te mosrrezikimit te perqindjes se popullit 20 duke ulur pjesemarrjen e shqiptareve ne raport me regjistrimin e para nje dekade por jo nder 20 theksoi kryetari i RDK-se Rufi Osmani.
Edhe partite e vogla shqiptare si BDSH PPD BDK dhe DR kohe me pare kishin shpalosur qendrime kunder regjistrimit te popullsise pa perfshirjen e diaspores shqiptare. INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›