E Diel, 1 Nëntor 2026

Uollers SHBA-ja nuk ushtron presion per emrin

E merkure 14 shtator 2011 NOA- Ambasadori i ri amerikan ne Maqedoni Poll Uollers sot deklaroi se shpreson ne ndonje progres ne kontestin me emrin por paralajmeroi se procesi zgjat nje kohe shume te gjate dhe se do te ishte shume optimiste te thuhet se perparim do te arrihet gjate disa diteve ose javeve te ardhshme.
Uollers i cili mori pjese ne tryezen e rrumbullaket te organizuar nga sekretariati per ceshtje evropiane dhe Shoqates se gazetareve te Maqedonise kushtuar sfidave dhe perspektivave te sektorit medial ne Maqedoni tha se para ardhjes se tij ne Maqedoni eshte takuar me ndermjetesuesin e ne kontestin Metju Nimic.
Fola me ambasadorin Nimic para se te vije ketu. Ai mbetet i perkushtuar ne procesin dhe vazhdon te jete optimist se do te kete levizje edhe pse nje kohe te gjate punon ne te. Nuk deshiroj te parashikoj se cka do te ndodh dhe nuk jam drejtperdrejt i inkuadruar ne proces deklaroi Uollers duke iu pergjigjur pyetjes se gazetareve se valle pritet ndonje perparim ne zgjidhjen e kontestit me emrin te arrihet ne takimet vijuese ne Nju-Jork.
Ambasadori amerikan i mohoi pohimet se SHBA-ja kryen presion ndaj paleve ne kontestin per zgjidhje te ceshtjes.Nuk dua te them se po kryejme presion. Po perpiqemi te keshillojme te ndihmojme dhe do te vazhdojme ta bejme kete tha Uollers. E perseriti qendrimin e theksuar dje per ceshtjen per emrin duke deklaruar se SHBA-ja mund te ndihmoje ne tejkalimin e saj por qe Maqedonia dhe Greqia duhet ta sjellin zgjidhjen. INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›