E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i paqëndrueshëm vazhdon deri të premten. Fundjava sjell përmirësime, temperaturat deri në 27 gradë

Moti i paqëndrueshëm në vend do të vijojë të na shoqërojë edhe gjatë ditës së premte.

Në një intervistë për RTSH, sinoptikania Elida Maloçali konfirmoi se reshjet e shiut dhe alternimet me kthjellime do të jenë prezente në disa zona të vendit, kryesisht ato malore.

“Paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike që ka ndikuar këto ditë mbi vendin tonë do të vazhdojë edhe ditën e premte, kur moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, pothuajse në pjesën më të madhe të territorit,” thotë sinoptikania.

Megjithatë, ndryshime pozitive priten në fundjavë. Sipas kapteres Maloçali, temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme, duke arritur në fundjavë deri në 27 gradë Celsius, me një mot të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët.

“Në fundjavë pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Edhe për ditën e Pashkëve, moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me vlera deri në 26–27 gradë Celsius,” tregon sinoptikania.

Për sa i përket javës që vjen, moti do të jetë gjithashtu i kthjellët me temperatura, të cilat do të kapin vlerën e 27 gradëve Celsius.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›