Moti, në fundjavë ulje të temperaturave
Ditët e bukura e me diell, nuk do të zgjasin për shumë. Madje duke nisur nga e marta, parashikohet që temperaturat të fillojnë të zbresin. Më e ndjeshme rënia do të jetë ditën e mërkurën, ku pritet që termometri të zbresë me 4-5 gradë. Ndërkaq SHMU, njofton se të premten, rikthehen rreshjet, të cilat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin. Fronti I ri do të shoqërohet edhe me zbritje të mëtejshme të vlerave termike. Dita e hënë është karakterizuar një një mot tipik pranveror, ku temperaturat minimale dhe maksimale janë ritur me rreth 2 gradë. Orët më të ngrohta të ditës kanë arritur edhe vlerën e 19 gradëve.