E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti për të hënën, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se të hënën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira në të gjithë territorin e vendit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, që në orët e para të mëngjesit.

Gjatë ditës, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, me intensitet herë pas here deri mesatar.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në zonat jugperëndimore dhe luginore gjatë orëve të mesditës, pritet të arrijë shpejtësi deri në 16 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperatura Kushtet atmosferike
Shkodër 13/20

Re shi

Kukës 10/18

Diell re  shi

Lezhë 13/19

Re shi

Dibër 9/19

Re shi

Durrës 13/21

Re shi

Tiranë 15/22

Re shi

Elbasan 14/22

Diell re shi

Berat 13/23

Diell re shi

Vlorë 15/22

Re shi

Korçë 7/19

Diell re shi

Gjirokastër 10/24

Re shi

Sarandë 14/21

Re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›