Policia bllokoi 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Policia e Rrugore e Tiranës, njoftoi sot, se në zbatim të planit për ndalimin e monopatinave, kanë intensifikuar monitorimin në akset rrugore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e qarkullimit të mjeteve që nuk plotësojnë kushtet ligjore, dhe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Sipas policisë që nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike.
Konkretisht, sipas policisë, u bllokuan 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike.
Më tej, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt (8 prej tyre në gjendje të dehur dhe tjetri pa lejedrejtimi).
/m.q/j.p/