E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti sot/ Reshje shiu në shumë qytete, vranësira në Tiranë

E mërkura parashikohet të sjellë diell dhe vranësira në Tiranë, ndërkohë që shumica e vendit do të jetë nën regjimin e reshjeve të shiut.

Reshjet do të jenë të përqendruara nga veriu në jug, në qytete si Shkodra, Kukësi, Elbasani, Berati, Fier, Korca, Pogradeci, Vlora dhe Saranda.

Mot i vranët pritet në Durrës dhe Lezhë, por Shërbimi Meteorologjik Ushtarak nuk ka parashikuar shira në këto qytete.

Temperaturat minimale do të nisin nga 13 gradë Celsius në Kukës e Pogradec deri në 32 gradë Celsius në Tiranë.

Erërat me shpejtësi të ulët do të krijojnë një dallgëzim në dete të forcës 1–2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›