E Martë, 3 Nëntor 2026

Incineratori i Fierit/ Në GJKKO ish-ministri Koka dhe ish-sekretari i tij, Bllako

Prej orës 10 të mëngjesit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka nisur seancën për aferën e dyshuar të incineratorit të Fierit.

Seanca u vendos në datën 24 korrik dhe të pandehur janë 15 persona, mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Alqi Bllako.

Të mërkurën (6 shtator) ka vijuar mbrojtja nga vetë ish-ministri Koka, për të cilin Prokuroria kërkon dënimin me 10 vjet burg për shpërdorim detyre.

Deri tani është kryer mbrojtja e 8 të pandehurve nga 15 të përfshirë gjithsej.

Të njëjtët individë do të përgjigjen edhe javën tjetër për sa i përket incineratorit të Elbasanit, megjithëse Prokuroria e ka dhënë pretencën, mbrojtja është kryer dhe pritet vendimi i gjykatës.

Ish-ministri Koka i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij, duke i konsideruar një çështje politike të nisur nga partia ku ai aderonte më parë, LSI-ja.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›