E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot i vranët me alternime kthjellimesh paradite, pasdite shi

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh, me këto të fundit kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore-malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 14/23 Re diell
Kukës 12/20 Re diell
Lezhë 14/22 Re diell
Dibër 10/19 Re diell
Durrës 13/23 Re diell
Tiranë 14/23 Diell re shi
Elbasan 13/24 Diell re shi
Berat 12/24 Diell re shi
Vlorë 14/23 Diell re shi
Korçë 10/19 Diell re shi
Gjirokastër 13/24 Diell re shi
Sarandë 12/23 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›