E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti sot, kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura deri në 27°C

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare dhe më të theksuara në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1–2 ballë.

Temperaturat që do të regjistrohen:

  • në zonat malore 7 deri 24°C
  • në zonat e ulëta 6 deri 28°C
  • dhe në bregdet 9 deri 27°C

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›