E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti sot me kthjellime e alternime vranësirash

Dita e sotme parashikohet të jetë relativisht e paqëndrueshme, me kthjellime e alternime vranësirash të cilat prej orëve të mesditës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht lokal.

Gjatë orëve të pasdites parashikohet ndërprerje graduale e reshjeve. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 7 deri 22 °C                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta  10 deri 26°C                                                                                                                                                                

Në bregdet 13 deri 25°C

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›