E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti sot me kthjellime e vranësira, ulen temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht në veri në pjesën e parë të ditës, të cilat do të pasohen me reshje bore me intensitet të ulët të karakterit lokal në male. Era do të fryjë me drejtim  verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi  18 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 9°C, në zonat e ulëta 0 deri 17°C dhe në  bregdet 4 deri 17°C.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›