E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehen reshjet e dëborës në veri të vendit, rrugët të kalueshme

Reshjet e dëborës janë rikthyer në veri të vendit. Bëhet me dije se në qarkun e Shkodrës, në Theth dhe Qafë Thore, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa aktualisht aksi rrugor është i kalueshëm.

Reshjet e dëborës vijojnë edhe në bashkinë Fushë Arrëz, ku në lartësitë mbi 700 metër, trashësia e dëborës i kalon 10 centimetër.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Kukësit, por edhe në këtë qark, deri më tani të gjithë akset janë të kalueshëm.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›