E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti sot relativisht i qëndrueshëm, në qarqet Vlorë e Gjirokastër shtrëngata afatshkurtra

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta.

Në relievet e larta malore të zonës së jugut qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiu në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/33 Diell pak re
Kukës 14/30 Diell pak re
Lezhë 17/32 Diell pak re
Dibër 12/29 Diell pak re
Durrës 18/32 Diell pak re
Tiranë 20/33 Diell pak re
Elbasan 18/34 Diell pak re
Berat 18/34 Diell pak re e shi
Vlorë 19/31 Diell pak re
Korçë 15/28 Diell pak re
Gjirokastër 15/35 Diell pak re e shi
Sarandë 18/31 Diell pak re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›