Moti të dielën me kthjellime dhe vranësira kalimtare

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e diel ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.
Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – jug me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 23/36 | Diell re |
| Kukës | 20/35 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/35 | Diell re |
| Dibër | 19/34 | Diell re shi |
| Durrës | 22/36 | Diell |
| Tiranë | 24/37 | Diell re |
| Elbasan | 23/38 | Diell re |
| Berat | 21/38 | Diell re |
| Vlorë | 23/36 | Diell |
| Korçë | 20/34 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/38 | Diell re |
| Sarandë | 23/36 | Diell |
/a.f/