E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti të enjten, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë në bregdet

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri 14m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 2-3ballë.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 18/33 Diell pak re
Kukës 15/30 Diell pak re
Lezhë 19/33 Diell
Dibër 13/30 Diell pak re
Durrës 17/32 Diell
Tiranë 21/34 Diell pak re
Elbasan 19/34 Diell pak re
Berat 19/34 Diell
Vlorë 21/31 Diell
Korçë 14/30 Diell pak re
Gjirokastër 17/34 Diell
Sarandë 19/31 Diell

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›