Inspektimet opozita braktis seancen ne Komisionit e Ligjeve
Projektligji për inspektimet ka sjellë një tjetër përplasje mes opozitës dhe pozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Duke mos pranuar variantin mbi të cilin po diskutohej një projektligj i tillë, përfaqësuesit e PS-së në komision kanë zgjedhur që të bojkotojnë punimet. Sipas anëtarit të PS-së në Komisionin e Ligjeve, Pandeli Majko nenet për projektligjin për inspektimet nuk mund të diskutohen si ligje.
Kundrejt këtij pretendimi ka ardhur dhe argumenti i kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili ka deklaruar se nuk diskutohen nenet si ligje, por ndiqet praktika legjislative.
vijon...