Moti, vazhdon situata e rënduar në gjithë vendin

(majtas) Dorëzimi i ndihmave për banorët e fshatit, (djathtas) Ndalesa e parë e helikopterit për të gjetur rrugën për në fshatin Trebisht
UPDATE- Të dhënat e shërbimeve meteorologjike njoftojnë për një valë të dytë të motit të lig. Sipas të dhënave nga MeteoAlb gjatë 24 orëve të ardhshme vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe dëborë të shoqëruara me stuhi të forta ere. Raportimet nga terreni konfirmojnë gjithashtu se prej natës së mbrëmshme kanë filluar reshjet e dëborës në Kukës, Pukë, Dibër apo Bulqizë, të cilat janë intensifikuar gjatë orëve të fundit.
Në Korçë gjithashtu kanë rinisur reshjet e dëborës. Momentalisht qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, ndërsa në Bulqizë reshjet e dëborës shoqërohen me stuhi. Në kete qytet eshte mbledhur me urgjence shtabi i emergjencave per shkak te situates se renduar gjAte oreve te fundit.
Po sipas MeteoAlb, gjatë orëve të ardhshme temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita do të ketë rënie të temperaturave.