E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti,sërish rënie temperature dhe reshje dëbore në veri

Java që ka nisur sipas metereologëve, do të jetë e kthjellët, por shumë e ftohtë. Temperaturat pritet të bien nën zero gradë, në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 3 gradë Celsius. E duket se moti do të përkeqësohet akoma më shumë në Shqipëri, nëse rryma atmosferike e cila vjen nga veriu i europës do të kapë Shqipërinë. Nga grafikat dhe projektimet satelitore shihet se kjo zonë është shumë afër vendit tonë. E nëse ndodh që të kalojë në Shqipëri atëherë duhet të bëheni gati sepse moti do të jetë ekstremisht i ftohtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›