E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e ulëta,dhjetëra fëmijë në pediatri

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e fëmijëve që vizitohen çdo ditë në pediatrinë e spitalit Nënë Tereza në Tiranë. Mjekët thonë se rreth 200 fëmijë paraqiten në ditë me probleme të ndryshme virale. Numrin më të madh të pacientëve e bëjnë foshnjat që janë më të ndjeshme ndaj ndryshimit të temperaturave. Ndërkaq duket që i ftohti ka rritur edhe numrin e pacientëve e të rriturve nëpër spitale dhe sipas mjekëve ditët e fundit kanë parë një fluks pacientësh nëpër spitale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›