Reshjet e dëbora, do vazhdojnë deri javën e ardhshme
Ditët e para të viti 2009 duket se kanë sjellë dhe një mot të ftohtë, i cili do të vazhdojë gjatë në vendin tonë. Si pasojë e një zone atmosferike të paqëndrueshme që qarkullon në vendin tonë, reshjet e shiut dhe të dëborës do të vazhdojnë gjatë në të gjithë vendin. Kështu sërisht veriu i vendit do të përfshihet në ditët në vazhdim nga reshje të dendura bore, të cilat do të ulin temperaturën deri në - 17 gradë celcius. Dhe në javën e ardhsme pritet e njëjta situatë. Trashësia e borës këto ditë të para të 2009-të në zonat malore ka arritur derti në 25 centimetra dhe duket se me reshjet e fundit te sajë, do të rritet niveli i tashësisë.Ajo çka mbetet për tu thënë në këtë rast është kujdesi që duhet treguar dhe masat që duhen marë për një kohë të acartë, e cila do të vazhdojë deri në javët në vazhdim. E duket se muajtë e ngrohtë të nëntorit të 2008-të i kanë lënë vendin muajve të ftohtë dhe me dëborë të fillim vitit 2009-të.