E Diel, 1 Nëntor 2026

Moto GP. Cirkuiti i Mugello, Rossi shpreson fitore në shtëpi

Valentino Rossi shpreson se kthimi në cirkuitin e shtëpisë, do ta ndihmojë të kthehet edhe në krye të renditjes së Botërorit 2010 të Moto GP. Cirkusi i këtij sezoni nis këtë fundjavë raundin e katërt të serisë, pikërisht në Mugello, ndërkohë që Rosi ndjek liderin e kampionatit – njëkohësisht kolegun e tij tek Yamaha, Jorge Lorenzo, në 9 pikë distancë.

"është gjithnjë emocion i madh kur kthehem në Mugello pas disa sezonesh. është një ndjenjë e vecantë sepse ky cirkuit është fantastik. Për mendimin tim më i mirë për pilotët” u shpreh Rossi. Starti i jashtëzakonshëm i sezonit e ka vendosur Lorenzon në vendin e parë të renditjes me 70 pikë dhe sipas parashikimeve të specialistëve titulli do të diskutohet pikërisht mes tij dhe Pesarezit.

Por spanjolli refuzoi të bëjë ndonjë koment, duke kujtuar se janë mbi 300 pikë në lojë. "është vetëm gara e katërt. Duket se kampionati lexohet qartë, por unë them se janë edhe 15 gara deri në fund të tij", përfundoi Lorenzo, që ndiqet në renditje nga dy italianë, pasi surprizisht në vendin e tretë me 42 pikë pozicionohet Dovizioso. Sesioni hapës i provave do të jetë të premten, ndërsa kualifikueset do të zhvillohen të shtunënme dy garat që normalisht janë programuar për të dielën.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›