E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Bashkia e Tiranës dështoi me trafikun

Trafiku i automjeteve ne kryeqytet eshte ne kufijte e daljes jashte kontrollit pas bllokimit te rrethrrotullimit te sheshit skenderbej... prej dy ditesh bashkia e tiranes ka bllokur lëvizjen ne kete nyje e cila rezolton shume e nevojshme per te frymarrjen e trafikut kryeqytetas, per shkak te punimeve per rehabilitimin e sheshit skenderbej por mungojne segmentet alternative per te shmangur rradhet e gjata te automjeteve qe verehen ne te gjithe rruget hyrëse dhe dalese te tiranes. Per kete problem reagoi edhe kryetari i partise demokratike te tiranes dhe deputeti Aldo Bumci i cili akuzoi bashkine se ka deshtura ne zgjidhjen e ceshtjes se trafikut ne Tirane...

"Per te pasur nje trafik te pranueshem ne qytet, siperfaqja kushtuar trafikut duhet te jete 20 per qind e gjithe siperfaqes se qytetit. Ne rastin e Tiranes, siperfaqja dedikuar trafikut eshte 6.6 per qind me nderhyrjet per te perkeqesuar me tej kete situate te renduar, Bashkia e Tiranes me nderhyrjet e saj pa nje plan te perkohshem, ka krijuar kete gjendje te renduar kur trafiku i rruges se Durresit, trafiku u rruges se Kavajes qe jane ne maksimumin e tyre orientohen ketu ne nje gryke shishe, dhe krijojne kete bllokim per qytetin e Tiranes", deklaroi Aldo Bumci, kryetar i PD-se se Tiranes.

Pavarësisht situates se krijuar deputeti demokrat bumi tha se qeveria nuk do te nderhyje ne kete situate pasi trafiku ne kryeqytet tha ai eshte kompetence e pushtetit lokal...

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›