Moto GP, Çmimi i Madh i Kazakistanit nuk do të mbahet

Çmimi i Madh i Kazakistanit, i planifikuar në datën 9 korrik, nuk do të mbahet. Njoftimi zyrtar ka listuar mes arsyeve të këtij vendimi “homologimi i cirkuitit” dhe “sfidat e kontekstit ndërkombëtar”. Gjithashtu tre enetet (FIM, IRTA e Dorna) kanë vendosur se eventi nuk do të zëvendësohet nga asnjë Çmim tjetër i Madh. Botërori i këtij viti rrjedhimisht do të vendoset në 20 gara.