E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet në Athinë i dënuari me 15 vite burg për trafikim të miturish

Një 55 vjeçar shqiptar i dënuar me 15 vite burg për trafikim të të miturve është arrestuar në Athinë.

Kujtim Demiri, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe fshihej në kryeqytetin grek.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim. 

“Shtetasi Kujtim Demiri kishte kaluar në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi, një shtetas të mitur dhe nëpërmjet dhunës e ka detyruar atë që të lypë, përreth 1 vit” informoi sot policia e shtetit. 

Operacioni u kodua “Capital” dhe lokalizimi i tij në Athinë u bë pas informacioneve të dërguara nga Interpol Tirana.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Greqia drejt vendit tonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›