70 mijë tifozë në Allianz Arena

Rreth 70 mijë tifozë të Bayern Munichut e përcollën në ekran gjigant në stadiumin Allianz Arena në Munich ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, ku ekipi i tyre u mposht 2-0 nga Interi në Santiago Bernabeu në Madrid.
Atmosfera në stadiumin e kampionit të Bundesligës ishte e zjarrtë, por u qetësua kur Diego Milito shënoi golin e tij të dytë të ndeshjes, 20 minuta para përfundimit të takimit.
Nerazzurrët e shuan shpresën e Bayernit për titullin e tretë këtë sezon, pas triumfit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Hyrja në Allianz Arena ishte falas, pasi klubi deshi të tregojë falënderimin e tij ndaj tifozëve për përkrahjen e tyre gjatë sezonit.