E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festë e madhe në Milano

Tifozët e Interit kaluan një natë pa gjumë nën festë të madhe deri të dielën në mëngjes, në stadiumin Giuseppe Meazza, pasi heronjtë e tyre fituan Ligën e Kampionëve duke mposhtur Bayern Munichun 2-0 në finale në Madrid.

Argjentinasi Diego Milito shënoi të dy golat duke i sjellë Interit titullin e parë kontinental nga viti 1965. Mbi 100 mijë tifozë të Interit festuan në qytetin e Milanos pasi përcollën ndeshjen në katër ekrane gjigante, dy në shesin Duomo, një në stacionin e qendër dhe një tjetër të stadiumin historik Arena.

Takimi i parë i tifozëve me ekipin erdhi në aeroportin Malpensa, në ora 5 të mëngjesit. Një orë më vonë, karvani arriti në stadiumin Giuseppe Meazza, ku futbollistët bënë paradën e tyre me trofe në aktin përfundimtar të kremtes. Në grup mungoi trajneri Jose Mourinho, i cili thuhet se qëndroi në Spanjë, pasi duket të jetë në prag të kalimit në Real Madrid, pas dy sezoneve dhe dy titujve të fituar në Serie A me Interin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›