Bujqësia, 10 milionë euro borxh në buxhet

Skemat e mbështetjes në bujqësi të palikujduara që prej vitit 2000 kanë krijuar një borxh më shumë se 10 milion euro për buxhetin e shtetit. Për të mbledhur këtë borxh, agjensia e zhvillimit bujqësor e rural AZHBR dhe drejtori e tatimeve kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e një task force të posacme.
"Me anë të kësaj marrëveshjeje ne bashkojmë forcat, për të mbledhur borxhin e akumuluar në linjat e përpunimit, në serrat, në karburantet e shpërndara pa akcizë", tha Gjokë Vuksani, drejtor AZHBR.
"Që nga java tjetër, pasi kemi një listë, dhe një plan veprimi të përbashkët, do të ushtrojmë kontrolle teknike dhe financiare deri në mbledhjen e qindarkës së fundit", u shpreh Gazmir Spahija, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Dhënia e kredive të buta për biznesin bujqësor dhe agropërpunues është aplikuar më së shumti pas vitit 2003 ku nëpërmjet projektit 2KR u dhanë sasi karburantesh pa akcizë, si edhe linja përpunimi me kredi të buta. Këto skema u ndryshuan pas vitit 2007.
Adi Darsi