E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, rrëzohet Rosi, përfiton Lorenco

Në vendin e dytë përfundoi piloti i Hondas, Aleks de Anxhelis dhe menjëherë pas tij australiani Niki Hejden me Dukati.

Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, Valentino Rosi kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve me 212 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Horge Lorenco me 187 pikë dhe Kejsi Stoner i Dukatit me 150 pikë.

Valentino Rosi shpjegon rrëzimin në Indianapolis: “Për fat të keq, mbërrita pak me vonesë në kthesën e parë. Pastaj e ktheva motorin djathtas dhe aty për aty nuk e kuptova as vetë. Isha më shumë se një metër e gjysmë në përpara nga ku duhet të isha për t’u kthyer në trajektoren e duhur. Pas këtij gabimi, përfundova jashtë pistës.” Ky është gabimi i parë i Rosit për këtë vit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›