Busek: Në BE nuk ka “zemërgjerësi” për zgjerimin
Deklarata është bërë nga Erhard Busek, koordinatori i Nismës për bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI), në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja serbe "Vecernje Novosti".
Në përgjigje ndaj pyetjes se cilat ishin shkaqet kryesore për të cilat Brukseli po "mbyll" derën për anëtarët e rinj të BE-së, Busek thekson se lista e arsyeve është e gjatë dhe përfshin konsolidimin e së djathtës në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian, problemi me migracionin etj.
"Prej kësaj do të varet shumë edhe nga përbërja e re e Komisionit Evropian dhe përbërja e institucioneve të tjera të BE-së... Më pas, këtu është edhe fati i paqartë i Marrëveshjes së Lisbonës", deklaroi politikani austriak Busek. "Çdo njeri normal në Evropë e ka të qartë se zgjerimi duhet të vazhdojë dhe se Ballkani duhet të hyjë në BE", vlerësoi Busek.
I pyetur nëse i përmbahej qëndrimit se do të ishte më mirë që i gjithë Ballkani të anëtarësohej në bllok në BE, Busek u përgjigj në mënyrë konfirmuese, duke theksuar se "kjo do të shmangte situatat kur një vend do të bllokonte integrimin e një vendi tjetër, siç është tani rasti i Kroacisë". "Mbetem i bindur se viti ideal për hyrje të rajonit në BE do të ishte viti 2014, pikërisht në 100-vjetorin e Luftës I Botërore", theksoi ai.