E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbi 16 mijë emigrantë largohen në 24-orë

Nga ora 19.00 e ditës së dielë deri në orën 06.30 të ditës së sotme janë nisur drejt porteve të Barit 9 tragete dhe katamaranë, ndërsa dy të tjerë drejt Ankonës dhe Triestes. "Gjatë gjithë natës së kaluar 22 sportele të policisë kufitare në bashkëpunim me kapitenerinë e portit, agjencitë e lundrimeve dhe autoritetin doganor regjistruan në dalje nga porti i Durrësit  16.203 udhëtarë vendas dhe të huaj si dhe 3.619 automjete gjithsej", bëjnë të ditur burime nga drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit numri i udhëtarëve të larguar me tragete arrin në 38 mijë. Që nga fillimi i muajit korrik në kalatat e portit detar kanë mbërritur 222.134 udhëtarë me 53.969 automjete, ndërsa deri tani janë larguar nga i njejti port 187.684 udhëtarë me 42.355 automjete. Gjatë dy muajve të fundit janë përpunuar 47.869 udhëtarë dhe 15.390 automjete më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar në portin detar të Durrësit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›