Moto Gp do të zhvillohet edhe në Bullgari
Sofje - Moto GP do të organizojë garat e motorrëve më të mirë për 5 vjet edhe në Bullgari. Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit ka nënshkruar një kontratë me autoritetet sportive bullgare. Më të mirët e Moto GP do të garojnë në shtetin ballkanik gjatë viteve 2012-2016.
“Ky është vetëm hapi i parë për të sjellë Moto GP në Bullgari. Për ne është një projekt shumë interesant”, është shprehur Karmelo Ezpeleta, përfaqësues i Moto GP. Pistat në të cilat do të zhvillohen garat nuk janë caktuar ende, por, ato do të bëhen të ditura me zyrtarizimin e marrëveshjes.