Edhe tifozët nuk e duan fanellën e Ronaldos

Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, bluza e të cilit u “refuzua” nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kristi Vangjeli.
Vetë futbollisti është shprehur për një të përditshme sportive shqiptare: “Gjatë pjesës së parë i kërkova Kristianos që të ndërrojmë bashkë fanellën, kurse në fund të ndeshjes i thashë: Lëre fare, nuk je kaq kampion i madh”.
Tashmë Ronaldo është braktisur edhe nga portugezët. Bluza e yllit të njohur të Mançester Junajtid është nxjerrë në ankandin e mbajtur nga “Space T” dhe Instituti i Ndihmës Sociale.
Ajo ishte mes objekteve te të cilat shpresohej se do të siguronte edhe përfitimet më të mëdha për shkak edhe të ofortave të majme që mund të vinin, por në fund ka rezultuar një dështim.
Sikurse ka bërë të ditur gazeta “24 horas”, çmimi fillestar ishte 150 euro, por bluza e Ronaldos nuk është shitur, pasi askush nuk ka bërë ofertë për ta blerë atë.
Më pas, kjo bluzë është kaluar për t’u shitur në ankandin e hapur në faqen e internetit (ëëë.espacot.pt), në pronësi të organizatorëve të ankandit të mësipërm.
Së bashku me bluzën me numër shtatë të Kriastiano Ronaldos, në ankand ishin ekspozuar edhe të tjera gjëra si, topa që mbajnë autografet e lojtarëve të Benfikës, libri i Luis Figos, kravata e Hulio Iglezias dhe xhaketa e Nuno Baltazar.
Ylli portugez duket në krizë, pasi bluza e tij kishte dalë në shitje për bamirësi. Por duket se asgjë nuk ka mbaruar këtu.
Lojtari më i mirë i Mançester Junajted vazhdon të mos kalojë ditë të lumtura. Mesfushori portugez ka humbur edhe admirimin e fansave anglezë.
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “The Sun”, Kristiano Ronaldo është lojtari i tretë më i urryer në Premiership, pas Ashli Kol të Çelsit dhe Xhoi Barton të Njukasëllit.
Në këtë listë, të votuar ishin edhe dy nga lojtarët më të mirë të Çelsit, Frenk Lampard dhe Didier Drogba.